Pas lidhjes shumëvjeçare fejohet aktorja e famshme

By

Pas lidhje disa vjeçare, çifti i famshëm vendosën të marrin një hap të madh.

Emma Stone është e fejuar me të dashurin e saj, Dave McCary. Aktorja fituese e çmimit Oscar dhe i fejuari i saj ndanë lajmin e tyre të lumtur në Instagram të mërkurën.

Dave i cili ndau foton në Instagram nuk shkroi asnjë përshkrim, sepse mjaftonte një unazë verbuese diamanti dhe buzëqeshjet e tyre vesh më vesh. Në anën tjetër aktorja Ema Stone nuk posedon një llogari në Instagram.

Stone dhe McCary janë një çift tejet privat. Aktorja 31-vjeçare është parë për herë të parë në nëntor 2017. Asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar romancën ose nuk ka folur publikisht për dashurinë e tyre.

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm