E shtrirë në luks, edhe rrobat e bebes Adelina Tahiri të markave top botërore

By

Çantat e shtrenjta e xhaketat e markës Gucci, nuk janë vetëm në dollapin e saj.

Me të sjellë në jetë djalin e saj të parë Jonin, Adelina Tahiri ka marrë për dhuratë një kostum foshnjash të markës Gucci.

https://www.instagram.com/p/Bm_WaDunlwX/?taken-by=adelina_tahiri1

Rrobat tejet të lezetshme për të birin e saj, me sa duket ia ka blerë dhuratë i vëllai Edmondi i cili i ka publikuar në Instagram.

Këngëtarja para ca ditësh solli në jetë fëmijën e saj të parë nga martesa me biznesmenin maqedonas, me të cilin lidhi kurorë në fillim të këtij viti.

Ndonëse ishte paralajmëruar një dasmë në Prill, ajo nuk ndodhi dhe martesa e Tahirit me Serjoz Markov kaloi pa një ceremoni madhështore siç do e prisnim.

Këngëtarja para se të sillte në jetë djalin organizoi festën e bebes, të cilën do të mund ta ndiqni gjatë edicionit të parë të Prive për muajin shtator.

Ndërsa në linkun më poshtë, mund të ndiqni intervistën e parë të Tahirit dhënë për Prive! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm