Kur gjithë prisnin konfirmimin e shtatzënisë së Xhensilës, çfarë ndodhi në programin e Arbanës?

By

Një promo e publikuar herët gjatë javës ishte shkak që portalet të vërshojnë me lajmin se të Shtunën, Xhensila dhe Besi do e konfirmojnë se do bëhen prindër shumë shpejt.

Në emisionin e Arbana Osmanës të mbushur me përplot surpriza, Xhensila befasoi Besin me një dedikim nga shpirti.

E nga emisioni ‘Dua të të bëj të lumtur’ çifti morën dhurata në dy gjini për beben kurdo që t’iu vijë.

Sidoqoftë kur pritej që Xhensila të konfirmojë shtatzëninë, meqenëse ka shtuar edhe pak peshë, kjo nga çifti nuk ndodhi.

Duket se përkundër fjalëve, akoma Xheni nuk është në pritjen e ëmbël ose thjesht s’do ende ta bëjë publike.

Artikuj të ngjashëm