Ajo ka një familje shumë simpatike, të cilës jetë e lumturi i ka dhënë ardhja në jetë e Lianit të vogël.
Këngëtarja kosovare Vesa Luma, po qëndron vetëm me të birin në Prishtinë, ngase reperi Big Basta, bashkëshorti i saj, ndodhet larg vendit.
Luma asnjëherë s’e ka bërë të qartë për publikun se ku ndodhet ai, megjithatë, kohë më parë kishte publikuar një fotografi me disa zogj, lloji i të cilëve jeton në një vend të Afrikës.
Dhe kur ai është larg, e tëra që mund të bëjnë Vesa e Liani, është të përmallohen për Bastën, e mallin ta shprehin përmes një fotografie si kjo që këngëtarja ka publikuar në Instagram. /Prive.al