Taulanti i martuar?! Futbollsti nën një çati me të dashurën e re

By

Ka fare pak kohë prej momentit kur e bëri lidhje publike lidhjen e tij serioze por Taulant Xhaka duket se e ka ndarë mendjen që Arbnora, është gruaja e tij e jetës.

Bukuroshja që i mori zemrën futbollistit shqiptar po konsiderohet nga ky i fundit, si bashkëshorte!

Në një prej postimeve të fundit, Taulanti i cili pothuajse po bashkëjeton me Norën, ka shfaqur gatime tradicionale shqiptare të bëra nga kjo e fundit.

‘Petlla nga gruaja ime’ – ka qenë mbishkrimi në postim.

Duke pasur parasysh faktin që martesën e Granitit, familja Xhaka e mbajti të fshehur mirë për javë të tëra nuk është çudi nëse një gjë e tillë ka ndodhur shpejt edhe për djalin e madh, Taulantin.

Apo thjesht ky i fundit po e paralajmëron dasmën e shumëpritur në vitin tjetër?! Mbetet të shihet… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm