Një lajm i papritur është bërë i ditur sot.
Fjala është për vendimin e beftë të Renato Mekollit për t’u larguar nga ‘Hell’s Kitchen’ vetëm pesë ditë pasi u shfaq me konkurentët në Bubq pranë të prekurve nga tërmeti.
Sinjalin e dha vetë shefi mbrëmjen e kaluar me dy postime në Instastory.
Në njërin shprehet: ‘Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten. Vazhdimit nuk i dihet. Fund’ teksa në tjetrin ndan sekuencë nga kënga e Florit ‘Plas’ konkretisht në vargun ‘S’kena me u pa mo bashkë’.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë televizioni i cili ka zbuluar edhe shefin e ri, Alsi Sinanaj që poashtu vepron në Athinë.
‘Se mendoja asnjëherë se do të ndodhte kështu por ja që ndodhi. Renato u largua për arsyet e tij e ne duhet të vazhdonim me një tjetër shef. Nesër Hell’s Kitchen është pa Renaton.’ – ka deklaruar autorja e programit, Zefina Hasani.
Prive.al ka kontaktuar edhe vetë Mekollin për të hedhur më shumë dritë mbi arsyet e largimit mirëpo nuk kemi marrë përgjigje (të paktën deri tani). /Prive.al