Kujtimi më i veçantë i babait për Erën (FOTO)

By

Pas Norës dhe Robertit, ajo që ka kujtuar personin e shtrenjtë me rastin e përvjetorit të vdekjes ka qenë edhe Era Istrefi.

Fjalë pak, këngëtarja tashmë ndërkombëtare ka postuar një foto ku shihet një portret i madh i babait në mur i cili vështrohet nga Era.

’12 vite sot. Të dua përgjithmonë babi’ – ka shkruar këngëtarja në postimin e saj emocionues ku ka zbuluar se sa pranë e ndjen babain vetëm përmes një pikture.

Ndryshe, Era, kur babai ka ndërruar jetë nuk i kishte mbushur akoma 10 vite, dhe si rrjedhojë, kujtimet me të janë relativisht më të pakta në krahasim me ato të Norës.

Artikuj të ngjashëm