Aktorja e njohur për shumë role televizive, Emmy Rossum është bërë nënë për herë të parë!
Aktorja 34 vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Sam Esmail, kanë mirëpritur në jetë një vajzë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
“Më 24 maj 2021, në një të hëne me diell në orën 8:13 ne mirëpritëm vajzën tonë në këtë botë”, ka shkruar ajo.
Periudhën e shtatzënisë, ajkorja e kishte mbajtur larg vëmendjes publike. /prive.al