Albumi i ri i këngëtares Tuna Sejdiu, në mesin e shtatë këngëve të reja, ka një këngë e cila u flet viktimave të dhunës psikologjike.
Në albumin e saj “Fortuna”, këngëtarja ka përfshirë këtë këngë të cilës ia ka lënë titullin “Nëse vdes e re”.
Ndërsa në Profilin e saj në Instagram, këngëtarja kishte sqaruar se vargjet e kësaj kënge, u dedikohen grave të cilat kanë përjetuar dhunë psikologjike.
“Dhe e fundit… “Nëse vdes e re”, dedikuar të gjitha femrave viktima të dhunës psikologjike… dhe jo vetëm”, ka shkruar Tuna.
Teksti është shkruar nga Aida Baraku, ndërsa në mes rreshtash thotë se “njerëzit mund të vrahen edhe pa plumba e thika”.
“NËSE VDES E RE Nëse vdes e re lule mos t’më bijnë e as te nishani mos t’ma qesin fotografinë Nëse vdes e re për nder ty le ta dijnë se edhe pa plumba, pa thika po u vrajkan njerëzia”.