Arta Bajrami gati për bashkëpunimin e ri (FOTO)

By

Arta Bajrami ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja hyri në Instagram për të postuar fotografi të reja duke na treguar se si do të duket në videoklipin i cili do të dalë shumë shpejt.

“Shumë shpejt”, ka shkruar ajo poshtë postimit ku e ka etiketuar vëllanë e saj Don Arbas, i cili është përkujdesur për muzikën ndërkaq Imagine Films për klipin.

Arta kësaj radhe nuk vjen solo, ajo po sjellë duet me Leotrim Berishën me të cilin është bashkuar për nder të festave të fundvitit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm