E kritikuan se nuk këndoi live: Kush i doli në mbrojtje Ritës?

By

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka qenë e ftuar speciale në ‘Macy’s Thanksgiving Day Parade’,  ku performoi një nga këngët e saj të fundit.

Mirëpo,  duke qenë se performanca nuk ishte ‘live’ pati mospërputhje të fjalëve me muzikën në sfond dhe për këtë Rita u kritikua nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ai që i ka dalë në mbrojtje këngëtares është artisti John Legend, i cili ka sqaruar gjihçka në ‘Twitter’.

“Të gjithë duhet të këndojmë në ‘playback’ gjatë kësaj parade, sepse nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar të gjithë mjetet teknike që duhen për të kënduar ‘live’”, shkruan Legend.

Ndërkohë, Rita ka shtuar më tej se ndihet keq për këtë moment dhe se performancat e saj janë 100% live.

Artikuj të ngjashëm