Të qenit personazh publik hapë rrugën për komente nga më të ndryshmet, në rrjete sociale.
Me disa të tillë sot është përballur Arbenita.
Modelja e njohur është bërë objekt i kritikave pasi postoi një fotografi të vajzës, për të cilën ndjekësit e kritikuan se e ka edituar.
View this post on Instagram
Goxha të shumtë në numër ishin ata që deklaruan se fëmijët nuk kanë nevojë për filtra dhe editim.
Pas komenteve, Arbenita ka reaguar në InstaStory duke postuar dy versionet e fotografisë.
“Përdora aplikacionin Remini për kualitet. Merreni shtruar njerëz” – shprehet ajo.
Në vazhdën e postimeve, modelja Ismajli ka deklaruar:
“E kam ditur gjithnjë që Instagrami është toksik. Por ta gjykosh një të sapolindur. Ju të gjithë s’keni as zemër e as tru. Jam e pjekur mjaftueshëm që t’iu përballoj të gjithëve”.
Për ta përmbyllur, Arbenita ka postuar një “boomerang” simpatik të vajzës, Ninës, me gjuhë jashtë duke deklaruar se kjo është “përgjigja e saj” për urryesit. /Prive.al