Artmotion pasurohet me kanalet e DigitAlb, Alaudin Hamiti zbulon detajet

By

Artmotion, platforma numër një në vend me një rritje eksponenciale të jashtëzakonshme po pasuron edhe më shumë përmbajtjen e saj për të gjithë klientët.

Krahas të drejtave televizive për ligat sportive më të mira të globit, përmbajtjes superiore me filma, dokumentarë, spektakle e muzikë, Artmotion nga data 1 maj do të rrisë edhe më tej kualitetin duke bërë pjesë kanalet e platformës DigitAlb.

Kjo risi nënkupton shtimin e programeve të njohura si Top Channel, Top Neës, të gjitha kanaleve tematike të filmave, dokumentarëve dhe paketës SuperSport me të gjitha ligat e saj, përfshirë Premier Ligën, Bundesligën, Kampionatin shqiptar të Futbollit, UFC, ligën holandeze, etj.

Lajmin e ka bërë të ditur në një komunikim për publikun drejtori i platformës Alaudin Hamiti.

Në prononcimin e tij, Hamiti deklaroi se me të gjitha këto risi, nuk ka dyshime se Artmotion është “platforma numër një dhe më e pasur” dhe “krejt çka duhet tani është që të kaloni në Artmotion”.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm