Të premten e shkuar, X Factor në Britani hapi netët live por këtë herë në një mungesë që vihet re menjëherë. Është fjala për Simon Cowell, ideatorin e kësaj formule që ka pushtuar botën.
Cowell mungoi për shkak të disa problemeve shëndetësore, pasiqë pak ditë para shfaqjes i ra të fikët në shtëpi.
Por, disa ditë më vonë ai është rikuperuar dhe është gati për të ulur në karrigen e tij si mentor i kategorisë së grupeve këtë vit.
Daily Mail shkruan se Simon duhet të jetë në kontrolle mjekësore për ca ditë por detajet se pse u alivanos nuk u zbuluan./Prive.al