Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka vite të tëra prej kur është tejet aktive në rrjete sociale.
Kushdo që e ndjek, deri vonë mund ta niste ditën e ta përfundonte atë taman si në një reality-shou falë postimeve tejet të shpeshta.
Megjithatë, ka disa muaj që gjërat kanë ndryshuar, veçanërisht në një detaj – ekspozimin e vajzave.
Modelja ka vendosur që të reduktojë në maksimum postimet me dy vajzat e saj, Ella Faria dhe Mia.
Postimi i fundit me to është me 31 Tetor 2019 për Halloween dhe që nga ajo kohë, ose ka zgjedhur të shfaqet vetë, ose me bashkëshortin.
Nuk dihen arsyet që mund ta kenë shtyrë Çunmulajn të ndërrojë mendje në këtë aspekt por një gjë është e qartë – ajo ka nevojë për më shumë privatësi dhe po ia del mbanë që të mposhtë atë që e ka pranuar me kohë – varshmërinë nga rrjetet sociale. /Prive.al