Dy ditë më parë, për Shën Valentin, Buraku me grupin ‘Fama’ sollën baladën ‘Gëzuar për ty’.
Ky projekt i është dedikuar dashurisë, muzikën dhe tekstin e ka të realizuar Kreshnik Avdiu.
Për orkestrimin është kujdesur Ardian Kastrati, kurse klipi i është besuar produksionit Vello dhe fotografit Norik Uka.
Në ditët e para nga publikimi është pëlqyer goxha andaj nëse nuk e keni dëgjuar ende, ju ftojmë t’i hidhni një sy këtij projekti më poshtë. /Prive.al