Robin Haxhi Krasniqi, me 17 nëntor do të rikthehet në ring për të mbrojtur titullin EBU të Evropës të cilin e fitoi në qershor të këtij viti.
Dhe përballë Krasniqit në Anhalt-Arena të qytetit gjerman Dessau, do të jetë boksieri i gjerman, Stefan Haertel, i cili si amator ka arritur suksese të mëdha dhe ka qenë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike.
https://www.instagram.com/p/BqKYsVmgVcE/
E derisa ka pranë vetes një kundërshtar të fortë, Krasniqi ka nisur që tani përgatitjet për garën që e pret.
Ai këto ditë duhet të hajë ushqime të caktuara, në racione të vogla e me proteina e fibra, për të qëndruar në formë.
Por me shaka, ka premtuar se pas ndeshjet do t’i rikthehet “flisë” – këtij ushqimi shumë të dashur për shqiptarët.
Ndeshja në mes Krasniqit dhe Haertel do të transmetohet edhe në platformën Artmotion me 17 nëntor. /Prive.al