Këngëtari Albatrit Muqiqi dhe gruaja e tij Egzona Brahimaj, janë bërë prindër në orët e para të së hënës.
Ata janë gëzuar me lindjen e një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amelia.
Fotografinë e parë të bebes e ka bërë publike Albatriti në profilin e tij në Instagram, ku shkruan se falënderimi i takon zotit.