Princi William dhe Harry bashkohen për nder të nënës së tyre!

By

Princi Harry dhe Princi William, u ribashkuan për zbulimin e statujës të nënës së tyre të ndjerë, Princeshës Diana, në Pallatin Kensington në Londër.

Vëllezërit mbretërorë, marrëdhënia e të cilëve është prishur vitet e fundit, u bashkuan për të nderuar Dianën në atë që do të kishte qenë 60 vjetori i lindjes së saj.

“Ne e kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj, cilësi që e bënë atë një forcë për të mirë në të gjithë botën, duke ndryshuar jetë të panumërta për mire”, u shprehën William dhe Harry, në një deklaratë të rrallë të përbashkët.

“Çdo ditë, dëshirojmë që ajo të ishte akoma me ne, dhe shpresa jonë është që kjo statujë të shihet përgjithmonë si një simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj,” përfunduan ata.

Statuja, e cila paraqet Princeshën Diana në këmbë pranë fëmijëve, ka për qëllim përfaqësimin dhe ndikimin e saj gjatë brezave.

Për shkak të masave ndaj COVID-19, lista e të ftuarve ishte vetëm për 15 persona, përfshirë motrat e Diana, Lady Sarah McCorquodale dhe Lady Jane Fellowes dhe vëllain e saj, Charles Spencer.

Në deklaratën e tyre, William dhe Harry falënderuan skulptorin Ian Rank-Broadley, dhe stilistin e kopshtit Pip Morrison, të cilët ishin gjithashtu pjesë e listës së të ftuarve.

“Faleminderit Ian Rank-Broadley, Pip Morrison dhe ekipeve të tyre për punën e tyre të jashtëzakonshme, miqve dhe donatorëve që ndihmuan për të ndodhur kjo, dhe të gjithë atyre nëpër botë që mbajnë gjallë kujtesën e nënës sonë,” thanë vëllezërit e motrat.

Kate Middleton dhe Meghan Markle, nuk ishin të pranishme, e as ish-burri i Diana, Princi Charles, i cili thuhet se ishte në Skoci.

Diana, e cila ishte e martuar me Charles nga viti 1981 deri në vitin 1996, vdiq tragjikisht në një aksident me makinë në Paris në vitin 1997. Ajo ishte 36 vjeçare.

Në kohën e vdekjes së Dianës, William ishte 15 vjeç dhe Harry ishte 12 vjeç. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm