28 vjet bashkë – ndahen dyshja e famshme e muzikës!

By

Daft Punk, të cilët ishin përgjegjës për disa nga këngët elektronike më me ndikim të të gjitha kohërave, kanë njoftuar pensionimin e tyre pas gati 30 vjetësh. Dyshja dha lajmin në një video mjaft enigmatike, të titulluar Epilog.

Në klip, muzikantët Thomas Bangalter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo, kishin të veshur me kostumet e tyre si robot, teksa i jepnin lamtumirën njëri-tjetrit në shkretëtirë, para se njëri prej tyre të shkatërrohej. Publicisti prej kohësh i bendit konfirmoi ndarjen.

I formuar në Paris në 1993, grupi solli në top lista me hite si, “One More Time”, “Da Funk” dhe “Around The World” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm