E dinit ju? Këtë të përbashkët ka Rene me xhaxhain Patris

By

Rene dje festoi ditëlindjen e saj të katërt, e shoqëruar nga prindërit e saj të famshëm Nora Istrefi dhe Robert Berisha.

Për vogëlushen e tyre, çifti i njohur kishin organizuar festë të madhe ku u mblodhën plot miq të Rene të cilët festuan me vogëlushen dhe i sollën plot dhurata.

Por, nëse nuk e keni ditur, Rene ka një të përbashkët me xhaxhain e saj Patrisin.

Edhe ai ka ditëlindjen në të njëjtën ditë dhe urimet nga Tuna e Tiani nuk kanë munguar, pasi që këngëtarja e ka rezervuar dje instagramin e saj për t’i bërë urimet partnerit i cili e mbështeti ngado. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm