Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


E dashura misterioze e Gaxhës paska qenë Miss?

E dashura misterioze e Gaxhës paska qenë Miss?

By

Të premten që lamë pas Prive në rubrikën “E vërtetë, e pavërtetë” zbuloi se Adrian Gaxha po shkon drejt fejesës.

Këngëtari i njohur i cili është tash e gati dy vite në lidhje dashurie me Sidorela Dautin, vajzën nga Kosova, do e hedhë një hap të ri në jetë duke zyrtarizuar romancën me fejesë.

E nëse nuk e keni ditur, emri i Sidorela Dautit nuk qarkullon për herë të parë në rrjet.

Vite më parë, në 2013-ën, vajza nga Ferizaj ka provuar botën e bukurisë.

Në nëntor të atij viti, Dauti vetëm 20 vjeç ishte zgjedhur përcjellësja e parë në “Miss Ëorld Kosova” duke e përfaqësuar shtetin tonë në eventin “Miss Globe International 2013”.

Ndryshe nga ajo periudhë, bukuroshja sot mbanë një profil tejet të ulët duke i pasur të numëruara në gishta fotografitë në rrjet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm