Shqipja e “Përputhen” prej disa ditësh po qëndron në Dubai për pushime.
Me kë e si e tek janë pyetje që mund t’i ketë bërë shumëkush teksa edhe vet Shqipja ka ironizuar me ndjekësit përmes postimeve.
Sigurisht, fotot e bukura nuk kanë munguar. Por nga një vajzë eksplozive si Shqipja, nuk do mend që s’do mungonte as diçka tjetër – një aventurë e ‘çmendur’.
Shqipja si Shqipja, ka vendosur që të provojë një nga sfidat me adrenalinën më të madhe – hedhjen nga aeroplani me parashutë.
Gjithçka ka shkuar mirë, siç shihet nga video e ndarë me ndjekësit nga Hysenaj.
A do guxonit ta bënit një gjë të tillë? /Prive.al