Ilda gjen punë në televizion por jo tek sporti!

By

Për afro dhjetë vjet, Ilda Bejlerin e shihnim kudo në ekran.

Në emisione sportive, formate tjera mbështetëse kryesisht gjatë verës, në promot e DigitAlb si imazh, Ilda ishte aty.

View this post on Instagram

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri)

Por, kapitujt mbyllen dhe ky rrugëtim mbaroi.

Ilda pastaj provoi për një gjysmë-sezoni në Top Channel dhe nga ajo kohë ka qëndruar e heshtur.

Pas pushimit në jetën profesionale që ishte njëherësh shkëputja më e gjatë, ky sezon nuk do ta gjejë të lirë nga angazhimet.

Prezantuesja e ka konfirmuar se do jetë në moderimin  e “T’ka mami yll”. Ky format reality vjen si risi në sezonin e ri të ABC. Programi i kërcimit do ta ketë në drejtim producenten Zefina Hasani dhe mjeshtrin Albi Nako.

Për shkak të zhvendosjes tek ABC të një pjese të bashkëpunëtorëve të dikurshëm të Ildës në Digitalb, në një formë mund të themi se rikthimi ngjan si në “shtëpi” për shkak të ekipit dhe drejtuesve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm