Paris Jackson ka ndjekur hapat e babait të saj të ndjerë Michael Jackson duke publikuar këngën e saj debutuese, shkruan Metro.co.uk.
22-vjeçarja publikoi këngën e saj të re “Let Down” të premten, përpara publikimit të albumit të saj solo Wilted më 13 nëntor.
Paris shkroi në Twitter: ‘Sapo e kuptova që nuk jam shumë prezente këtu. ‘Kam një këngë dhe një video muzikore që del më 30 tetor nëse dikush nga ju interesohet”.
Ajo gjithashtu u lidh me video live në Instagram për të festuar publikimin e këngës së saj të re dhe videoklipit dhe disa yje e uruan atë për këngën. /Prive.al