Sonte është një mbrëmje e madhe për muzikën shqipe, ngase në Eurovizionin e këtij viti, do të këndohet shqip.
Jonida Maliqi prezantohet me këngën “Ktheju Tokës”, pasi që dy ditë më parë, ajo e siguroi pjesëmarrjen në finale.
Mirëpo përveç Maliqit, edhe një shqiptare ngjitet në skenën e kësaj mbrëmjeje dhe ajo është Eleni Foureira.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, vitin e kaluar e siguroi vendin e dytë për Qipron ndërsa sonte këndon bashkë me disa ish pjesëmarrës të Eurovizionit të viteve të kaluara.
Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën e realizuar nga Artan Telaku!