Jonida Maliqi para finales: S’desha të merrja pjesë në Eurovision

By

Edhe pse kjo është hera e parë që Jonida performon në skenën e Eurovision-it, kjo nuk është hera e parë që ajo është përpjekur që të përfaqësonte Shqipërinë në garë. Pas 11 vitesh mungesë ajo erdhi përsëri dhe ja doli mbanë.

Jonida është një ndër fytyrat më të rëndësishme në Shqipëri. Karriera e saj kulminoi në vitin 1999 po që pas 20 vjetësh ajo ja doli të dalë në skenën e Eurovision-it.

Tani që ajo po përfaqëson Shqipërinë deri në finale thotë se ajo nuk deshi të marrë pjesë në garë.

“Unë jam artiste jo stratege. Për 11 vite vendosa të mos marr pjesë në Festivalin e Këngës sepse u lodha nga garat, por “Ktheju tokës” më bëri të ndryshoj vëmëndje” thotë ajo. Më pas shton se “Kur dëgjova këngën për herë të parë rashë në dashuri. Por autorja e këngës tha se e kishte shkruar për Festivalin e Këngës. I thashë se do të xhiroja një klip po nuk do të marrë pjesë në Eurovision.”

Eriona Rushiti – kompozitorja e këngës nuk e pranoi ofertën dhe Jonida përfundoi duke ndërrur mendje:

“Fitova dhe tani jam këtu! Mendoja që këtë të vizitoja Izraelin dhe e ruajta si destinacion. Doja të shkoja në Jerusalem dhe të lutesha pranë Murit Perëndimor.”

Jonida plotësoi dëshirën e saj për të vizituar Izraelin dhe dëshirën e të gjithëve shqiptarëve që Shqipëria të përfaqësohej denjësisht.

Burimi: eurovisionworld.com

Artikuj të ngjashëm