Duket se Beyoncé po mban diçka të fshehur, mos ndoshta është shtatzënë përsëri?

By

Fansat e Beyoncé janë të bindur që ylli është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt!

Nëna 37-vjeçare e tre fëmijëve – për momentin – ka ndarë disa foto nga pushimet e saj verore me familjen në Hamptons, dhe përfshiu disa foto në një veshje mahnitëse vjollcë.

Sidoqoftë, dishepujt besnikë të Mbretëreshës Bey analizuan shumë fotografitë, dhe të gjithë janë në pajtim që ajo po mban diçka nën fustan.

Fansat nuk u ndalën së komentuari, kur vunë re se Beu po mbulonte barkun me krahët dhe çantën e purpurt, që ishte prova e mjaftueshme për t’i bindur ata që ajo është shtatzënë.

Fotografia nuk është e vetmja gjë që i ka bindur për këtë gjë. Shumë njerëz mendojnë se superylli po lë të kuptohet, të tilla si përdorimi i ngjyrës së purpurt dhe referencat e saj për “King Lion”.

“Ajo qartazi po fsheh barkun e saj, 4 është numri i saj i preferuar, pse nuk do të mbetet shtatzënë me fëmijën numër 4? ” – shkruajti një komentues.

“A po fsheh ajo barkun e saj?????” shkroi një fans spekulues.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm