Meghan Markle kadisa nga veshjet më të lakmueshme në botë. Duke marrë pjesë në bankete shtetërore, premiera, takime dhe përshëndetje dhe më pak ngjarje zyrtare në ditë, ajo ka një veshje për çdo event, dhe vështirë se gabon me dukje.
Mirëpo e gjitha kjo do kushtojë sa qimet e kokës, edhe mënyra se si ajo zgjedh veshjet e saj është një punë në vete. Lexoni artikullin e mëposhtëm:
Si i zgjedhin rrobat kunatat mbretërore, Kate Middleton dhe Meghan Markle?
Meghan Markle pati një ton të momenteve kryesore të modës në 2018, kështu që nuk është për t’u habitur që ajo kishte veshjet më të shtrenjta mbretërore të vitit.
Dukesha e Sussex-it i pati rrobat më të shtrenjta, me blerjet e saj të reja raportohet se shkonin deri në 508,258 dollarë. Ky numër përfshin byzylykët dhe vathët e saj të dasmës Cartier Reflection, por jo fustanin e saj të dasmës Givenchy (mbase sepse ky është një fustan të cilin nuk do ta riveshë më.)
Në të kundërt, rrobat e reja të dukeshës Kate Middleton (kunatës së Meghan) në vitin 2018 raportohet se kushtojnë 85,097 dollarë, një numër modest kunddrejt shpenzimeve të Markle.
Për të qenë të sinqertë, ka kuptim që Markle kishte dollapin më të shtrenjtë mbretëror në vitin 2018 – nuk ka nevojë të nxitet ndonjë dramë këtu. Që kur u bashkua me rrethin e Princit Harry në vitin 2017, asaj i është dashur të ndryshojë plotësisht mënyrën e veshjes, dhe veshjet mbretërore vijnë me një kosto. Është shumë e mundur që Kate Middleton tashmë kishte elementet kryesore në veshjet e saja që Markle duhej të blinte. Në fund të fundit, sa prej këtyre kapelave rozë gjigande mendoni se kishte Markle para se të takohej me Princin Harry?
Burimi: Glamour.com