Kur Bes Kallaku gatuan dhe zëri i Ajkës dëgjohet në sfond

By

Derisa ditë më parë reperi Capital T u bë hit në internet pasi që publikoi një video duke gatuar në shtëpi, bashkë me nënën e tij.

E në sfond dëgjohej kënga e tij e re “Filma”. E kush nuk do tërhiqej nga një djalë muskuloz, që di të këndojë e të gatuajë si Kapo?

Vajzat po që do vdisnin…

Dhe pavarësisht mijëra mesazheve që mund t’i ketë marrë nga vajzat, përgjigja më e lezetshme i vjen nga aktori i humorit Bes Kallaku.

Në shtëpinë e tij në Tiranë, ai ka gatuar duke vënë në sfond njërën nga këngët e tij dhe në përshkrimin e videos që ka hedhur në Instagram shkruan: “diss për Kapon”.

Por më shumë se sa “diss’i” i tij që ia dedikoi reperit, vëmendjen na e tërhoqi Ajka, vajza e tij që dëgjohet duke lëshuar ata zërat e ëmbël prej bebeje në sfond. /Prive.al

View this post on Instagram

Diss to @truekapo 😂.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Artikuj të ngjashëm