Ata janë ndër ato çiftet simpatike që të bëjnë për vete në momentin e parë që i sheh bashkë e t dashuruar.
Kompozitori shqiptar Elgit Doda dhe moderatorja e njohur Klea Huta, kanë më shumë se një vit të lidhur dhe dashurinë e tyre e kanë ndarë edhe me fansat.
E ata, po presin që dyshja të sjellin një këngë bashkë dhe madje këtë pyetje ia kanë shtruar edhe në Instagram Elgitit, e cili ka pranuar pyetjet e ndjekësve të tij.
“Kur do bësh një këngë me Klean?”, ishte pyetja që ia kishin drejtuar Elgitit, derisa ai ka dhënë një përgjigje që nuk jep shumë detaje duke thënë vetëm: “Kur të jetë momenti”. /Prive.al