Pas ndarjes nga Zerka, Ronela po sjellë këngën me këtë titull

By

Ditë më parë Prive zbuloi nga burime pranë ish çiftit, se dyshja Ronela Hajati dhe Young Zerka, i kanë dhënë fund lidhjes disa vjeçare.

Çifti i famshëm që kishin edhe bashkëpunime muzikore, u ndanë dhe më nuk ndjekin as njëri tjetrin në Instagram, ndërsa Zerka menjëherë pas ndarjes solli këngën “Ting Ting”.

Ndërsa tani është Ronela ajo që ka premtuar këngë, pas paraqitjes së bujshme në Këngën Magjike me projektin “Vuj”.

Kënga e re e Ronelës e cila publikohet së shpejti, do ta mbajë titullin “Pa dashuri”, ndërsa këngëtarja ka lansuar në rrjete sociale edhe një insert nga klipi i ri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm