Fjalët që Rita Ora i shkroi pasi mori lajmin për vdekjen e Avicii-t

By

Rita Ora ka folur pas lajmit të dhimbshëm për vdekjen e DJ të njohur botëror, Avicii.

Këngëtarja shqiptare e cila kohëve të fundit kishte punuar me artistin e ndjerë rreth projektit “Lonely Together” shfrytëzoi Twitter-in për të ngushëlluar familjen e tij dhe të gjithë ata që e deshtën.

“Nuk kam fjalë, më kujtohet sa e mahnitshme ishte koha kur po e bënim ‘Lonely Together’ dhe më duket sikur ishte dje. Ngushëllime ndaj familjes së Avicii, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar, zemërthyer”, shkroi 27-vjeçarja.

Avicii fatkeqësisht u gjet i vdekur të premten (20 prill) në moshën 28 vjeçare./Prive.al

Artikuj të ngjashëm