Pauzës disa vjeçare artisti nga Gjilani, Duda, i dha fund vitin e kaluar teksa u rikthye me disa produkte të njëpasnjëshme e të cilat rezultuan mjaft të suksesshme.
Por rikthimi i tij nuk përfundon me kaq pasi artisti tashmë nuk e ka ndërmend të ndalet duke bërë kështu që prurjet e reja të jenë më se prezente.
Periudhën e fundvitit si shumica e artistëve edhe duda po e shfrytëzon për xhirime të klipeve e punë rreth projekteve të reja.
Për dallim nga të tjerët që ndoshta po merren me nga një projekt reperi nga Gjilani është i angazhuar për 3 këngë të cilat do të jenë me videoklip.
Bëhet fjalë për këngët “Tipa t’ron”, “Koha” dhe “My Victory” titujt e të cilave i zbuloi vetë reperi përmes profilit të tij në Instagram.
Duket se periudha e fundvitit dhe fillimit të vitit të ardhshëm do të jetë mjaft e pasur me ‘HipHop’ të mirëfilltë ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë nga Duda. /Prive.al/