Baby G vs. Enca, rivaliteti i ri në skenën muzikore shqiptare ?!

By

Kur flitet për rivalitetin në skenën muzikore shqiptare përplasja e parë që na bie ndërmend është ajo e Leonorës dhe Adelinës vite më parë.

Një relacion që kishte degjenuar në dhunë fizike vazhdon të përflitet megjithëse nga periudha e konfliktit ka kaluar mbi një dekadë.

E duket që pavarësisht faktit se fatmirësisht dhunë fizike nuk po ka më, rivaliteti s’po mungon as tek këngëtaret e reja që po e vazhdojnë shembullin e të vjetrave.

Tash e disa kohë, në rrjete sociale shkon një ‘luftë’ virtuale mes fansave të Encës dhe këngëtares së re, Baby G. Megjithëse nuk dihet zanafilla, anash s’ka mbetur të paktën një prej këngëtareve, respektivisht Gordana që mendimin e saj për kolegen e shpreh haptazi.

Kur kënga ‘Dreq’ e Encës që tashmë numëron miliona klikime ishte publikuar, Baby G pati bërë një koment goxha ofendues në profilin e saj.

Në pjesën e shkëputur nga xhirimet e ‘Monster’ ku shihej e veshur si police ajo kishte thënë: ‘Vëmendje të gjithë! Une jam këtu të ndal mizorinë ndaj kafshëve. Mos e dhuno pandën. Shaka: Cfarë ndodh kur i bëni bashkë një buall dhe një lopë. Përgjigja: Dreq’.

Përmendja e pandës dhe buallit ku Enca pati hipur mbi në skenat e klipit bëjnë që pashmangshëm të dihet se për kë ka qenë fjala.

Me gjasë e pamjaftuar nga kjo, Baby G është tallur sërish mbrëmë kur ka marrë komplimente për linjat e saj trupore. Faqja Vipat e Bllokut e ka komplimentuar duke thënë se Photoshop-i i takon Encës.

Mes shumë komentuesve, Gordana kishte pikasur këtë koment duke qeshur me të.

Nga Enca nuk ka të paktën publikisht reagim sepse Enca edhe në përplasjen me ish mikeshën e saj, Beatrix Ramosajn pati zgjedhur që të ‘mos i jap famë’ këngëtares sipas këndvështrimit të saj.

Nuk dihet se cila ishte shkëndija që ka ndezur këtë raport aspak miqësor por dihet se një gjë e tillë nuk është për t’u përshëndetur. /Prive.al/

aferdita

aferdita

Artikuj të ngjashëm