Aktorja e famshme amerikane, fituese e çmimit Oscar Octavia Spencer, ka dhënë intervistë për emisionin The Ellen DeGeneres, i cili u transmetua të mërkurën.
Që kur për Ellen u përhap fjala që ujdis takime romantike me të famshmit, 46 vjeçarja i ka kërkuar asaj nëse mund t’ia rregullojë një takim dashurie me aktorin Brad Pitt, edhepse ata të dy janë vetëm miq!
“A mund të më lësh takim me Brad Pitt?”, e ka pyetur Octavia të famshmen Ellen dhe të qeshurat kanë shpërthyer në studio.