Dua Lipa shpërthen me emocione, i uron babait ditëlindjen me fjalët më të bukura

By

Këngëtarja Dua Lipa, javën që lamë pas ia bëri një surprizë ditëlindjeje babait të saj Dukagjin Lipës, i cili u bo sot 50-të vjeç.

E gjithë familja festuan në Londër, duke organizuar një festë surprizë për Dugi Lipën, bashkë me miqtë e me familjarët.

“Urime babi 50-të vjetori. 50-shi kurrë s’është dukur kaq bukur, edhe me një paruke ngjyrë rozë. Faleminderit që gjithmonë ke qenë aty për ne, që ke qenë vetëm një telefonatë larg, që ke ardhur të më shohësh me nënën kur unë kam qenë në turne e që më ke dhënë përkëdhelje kur kam qenë e mërzitur për shtëpinë. Ti je dritë në jetën tonë e nuk ka fjalë mjaftueshëm për të të treguar se sa shumë të duam”, ka shkruar Dua në Instagram.

Se si festoi familja Lipa të premten e javës që lamë pas, në lajmin më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm