Tuna sapo lansoi këngën e re, Vesa Luma ka dy fjalë për t’ia thënë

By

“Chonga” është kënga e fundit të cilën Tuna e Lansoi e me të cilën ajo u riktheu në skenë pas dy vitesh pauzë.

Meqë është bërë nënë e i ishte dedikuar tërësisht Tianit, djalit të saj të vetëm Tuna ka dy vjet pa sjellë projekt të ri e pa u paraqitur në skenë.

Dhe rikthimi i saj ishte i bujshëm ashtu siç pritej, e këtë rikthim nuk e kanë pritur me pa durim vetëm fansat e saj, por edhe kolegët.

Është këngëtarja Vesa Luma ajo që i ka dhënë përkrahje Tunës, duke e ripublikuar në instagramin e saj këngën e re “Chonga”.

“Ti e di pse më mungoje! Sepse për dreqin, je shumë origjinale”, ka shkruar Luma në Instagramin e saj! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm