Dua Lipa reagon pas lajmit që policia i ndërpreu xhirimet e saj

By

Sipas “The Sun”, këngëtarja është parë të mërkurën në Shoreditch në xhirime me një grup të madh kërcimtarësh dhe stafi kameramanësh.

Shkruhej se aty ishin mbledhur një turmë e madhe njerëzish, enkas për videoklipin e këngëtars, dhe së më vonë, pas shumë thirrjesh të banorëve të zonës, ka ndërhyrë policia, e cila ka ndalur cdo aktivitet të grupit.

E pas gjithë kësaj, Dua Lipa ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

25 vjeçarja tha se ky është një lajm i rremë i publikuar nga një medium që ajo nuk dëshiron të ia përmend as emrin për t’i dhënë publicitet.

Tutje këngëtarja tha se avokati i saj ka nisur procedurë ligjore në drejtim të mediumit, pasi kjo nuk është hera e parë që është përmendur emri i saj për lajme të rreme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm