Prive zbulon: Taulanti kokë e këmbë i dashuruar, ja bjondja që i mori zemrën (FOTO)

By

Femrat nuk është se i kanë munguar ndonjëherë krah vetës futbollistit nga Kosova Taulant Xhaka.

Sidoqoftë, ka kaluar tash e një kohë relativisht e gjatë prej herës së fundit kur futbollisti ishte në një lidhje serioze.

Përpos Dorina Podrimajt me të cilën u nda pas rreth dy vitesh bashkë, emri i Taulantit u lakua edhe për lidhje me disa bukuroshe në Shqipëri të cilat nuk u konfirmuan ndonjëherë.

E për të parën herë pas shumë kohësh, vetë Taulanti i ka dhënë indikacionet e një dashurie të mundshme që e ka bërë të ‘marroset’ ndaj një vajze pas shumë kohësh.

Ai ka postuar në Instagram një pjesë nga udhëtimi me dashurinë etij me inicial N.

Por kush është vajza që fshihet pas shkronjës N?

Prive.al ka arritur të zbuloj se Taulanti është tash e disa muaj në një lidhje serioze me një vajzë nga Kosova që gjithashtu jeton në Zvicër.

Emri i saj është Arbnora dhe siç zbulojnë burimet e tona, lidhjen tashmë dyshja e kanë çuar në nivel të takimit dhe aprovimit mes familjeve dhe mbase shpejt mund të priten hapa të tjerë.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi të bukuroshes. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm