Dua Lipa për “Elle” flet sërish për Kosovën

By

Dua Lipa ka folur sërish për Kosovën në një intervistë të fundit, dhënë për “Elle”.

Këngëtarja e cila po shijon suksese të mëdha nëpër botë me projektet e saj, tha se Kosova e ka definuar si njeri, kur u pyet “Duke kaluar shumicën e kohës në Londër, sa e lidhur ndjehesh me Kosovën?”.

“Kosova më ka definuar mjaft. Ne kemi një sens të çmendur komuniteti. Njerëzit i dinë punët tuaja përpara se t’i marrësh vesh ti, por gjithmonë më kanë dhënë shumë dashuri. Dikush më tha në një intervistë: ‘Ju keni etikën e punës së emigrantëve’, por është më shumë sesa kaq, kur ti do që të të marrin seriozisht. Të jesh nga Kosova apo Shqipëria, ka një paragjykim për këtë. Në filma, çdo shqiptar është një mafi. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për vendin tonë”, ka thënë Dua.

Artikuj të ngjashëm