Moderatorja e njohur del pa maskë në publik ndonëse e infektuar me Covid

By

Para pak ditësh, Ellen DeGeneres dha lajmin se testuar pozitive me Covid-19.

Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, moderatorja e famshme ka rrëfyer të gjitha simptomat e saj.

Ellen ka thënë se në përgjithësi ndihet mirë, por ka dhimbje shpine shumë të fuqishme, torturuese.

Por së fundmi, nëntë ditë pasi ajo testoi pozitive me virusin, është fotografuar në publik në një vendparkim teksa ecën dhe bisedon në telefon.

Sipas rregullave në Amerikë, ajo do duhej të mbante një maskë sa herë del në publik. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm