Dua Lipa në gjendje të rënduar shëndetësore, anulon koncertet me Bruno Mars

By

Gjendja e saj shëndetësore, ia ka pamundësuar që të jetë prezente në koncertet e planifikuara në ditët në vijim.

Këngëtarja Dua Lipa po vuan nga “dhëmbi i pjekurisë”, që zakonisht di të jetë problematik dhe të shkaktojë shumë dhimbje.

Ajo ka publikuar një video në Instagram duke dëshmuar se fytyra i është ënjtur dhe po ashtu thotë se ka perfomuar nën dhimbje të madhe.

Sipas saj, dentisti dhe kirurgu oral, i kanë sugjeruar që ta heqë dhëmbin menjëherë dhe sigurisht ky lloj operimi oral, kërkon kohën e nevojshme për shërim.

“Më vjen shumë keq që më duhet të anuloj disa nga koncertet me Bruno Mars. Kam qenë duke performuar nën dhimbje të madhe për shkak të dhëmbit të pjekurisë dhe sic më kanë sugjeruar dentisti dhe kirurgu im oral, më duhet ta heq dhëmbin. Po e shujoja shumë këtë turne dhe jam e mërzitur që gjërat shkuan kështu, por shpresoj se do të kem rikuperim të shpejtë dhe të rikthehem”, ka shkruar Dua. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm