Të kombinuar, Vivi e Geti shkëlqejnë sonte në dasëm

By

Përkundër se janë në vlugun e koncerteve kudo ku flitet shqip duke i pasur të gjitha sallat e mbushura, në mes të verës, pashmangshëm Mozzik dhe Getinjo janë edhe dasmorë!

Reperët e njohur kanë ditën e sotme festë në familje, me martesën e djalit të dajës së tyre.

Aty janë të gjithë, përfshirë edhe partneren e Getinjos, bukuroshen e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano.

Çifti mund të themi me plot gojë që po shkëlqejnë në dasëm ku vërehet që edhe janë kombinuar, meqë të dy janë shfaqur në të zeza.

 

Një shkrepje të çiftit e ka sjellë për ndjekësit edhe Mozzik që në këtë aheng vetë është pa shoqëruese.

Po për një dasmë nga familja Aliu ku reperët s’janë mysafirë por protagonistë, edhe sa duhet të presim? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm