Dua Lipa i bën surprizën babait, festë e madhe për ditëlindjen e tij

By

Këngëtarja me famë botërore, fituese e dyfishtë e çmimit Grammy, është kujdesur që ta gëzojë babain e saj në ditëlindjen e tij.

Dukagjin Lipa që sot feston ditëlindjen, mbrëmë është surprizuar me një festë madhështore nga vajza e tij Dua, e cila kishte mbledhur në një mbrëmje të gjithë miqtë e tij.

Me vallëzim e pije, ata kanë festuar pas mesnate, ndërsa imazhe e video nga kjo mbrëmje, edhe Dua e edhe njerëzit e afërt të saj kanë publikuar në Instagram.

Fillimisht familja e ngushtë kanë pasur një darkë bashkë, e më pas, në ditëlindjen e tij të 50-të, Dukagjin Lipa është surprizuar nga familjarët e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm