Capital T festoi ditëlindjen, u drejtohet fansave me deklaratë emocionuese

By

Reperi kosovar Capital T, e ka festuar dje ditëlindjen e tij të 28-të.

Ai ka marrë me dhjetëra urime nga miqtë e fansat e tij, ndërsa vet iu është drejtuar atyre me një mesazh emocionues.

Duke shkruar në Instagram, Capo shprehet shumë mirënjohës për dashurinë që njerëzit i kanë dhënë muzikës së tij.

“I bekum për krejt dashninë e respektin që ma jepni çdo ditë. I bekum që ju kam pjesë t’jetës. Bashkë vazhdojmë me kalu momente t’mira po edhe sfida e probleme që na sjellë jeta. Faleminderit për çdo urim. Kërkoj falje që s’kam mujt me i lexu krejt”, shkruan reperi në përgjigjen e tij për fansat që e uruan. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm