Dua Lipa flet shqip për “Vogue”

By

Super ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa ka qenë së fundmi e ftuar në “Vogue” në rubrikën ‘73 pyetje me Dua Lipën’.

Dua foli për shumë gjëra rreth saj, sukseset, fillimet e karrierës, këngën e parë që shkroi, albumin e saj, gjërat që mësoi nga shpërngulja në Londër pas Kosovës, si dhe shumë gjëra të padëgjuara rreth saj.

Si gjithnjë që nuk harron të flasë për vendin e saj, Dua Lipa edhe kësaj radhe e bëri të njëjtën gjë, duke thënë një fjali në shqip para intervistuesit të saj.

“Çka ka me hangër”, është shprehur në shqip këngëtarja cila gjithashtu tha se nëna e saj është një kuzhiniere e mrekullueshme në përgatitjen e ushqimit tradicional shqiptar.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e saj të plotë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm