Dua Lipa flet pas lajmit për shtatzëni

By

Dua Lipa është shtatzënë?

Këngëtarja e famshme ka ndezur rrjetin me një fotografi të postuar së fundmi, e cila bëri që shumë njerëz të besonin se ajo po pret një fëmijë.

E veshur me një fustan të gjelbër, artistja vendosi disa emoji që përfshinin një fëmijë, një shishe për fëmijë, një zemër dhe një pelush.

Menjëherë pas kësaj, thashethemet u përhapën shumë në lidhje me një shtatzëni me të dashurin e saj Anwar Hadid.

Sidoqoftë, ajo tani ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet me anë të një komenti, pasi dikush i shkroi: “Ajo është shtatzënë”. Lipa u përgjigj: “Ushqim zemër”.

Artikuj të ngjashëm