Dua Lipa bëhet ylli i parë i kopertinës së “TIME 100” për vitin 2024

By

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe famë ndërkombëtare Dua Lipa është zgjedhur ylli i parë i kopetinës së “TIME 100”, dedikuar njerëzve më me ndikim në botë për vitin 2024.

“Dua Lipa është një artiste mjeshtërore e arratisjes. Në hitin e saj ‘Houdini’ ajo këndon për dikë me aq pak durim për gjeste sipërfaqësore, saqë do të zhduket nëse një kërkues i mundshëm nuk shkon përtej”, thuhet në hyrje të artikullit të TIME.

“Lipa është një superstar global që ka pasur pesë këngët më të mira në 10-shen e Billboard Hot 100 dhe është shfaqur në filmin më të suksesshëm të vitit të kaluar ‘Barbie’, por prodhimi i saj ka qenë i mundur vetëm sepse ajo përdor çdo minutë”, thuhet tutje.

Lipa i bashkohët artistëve të rrallë që kanë arritur të jenë pjesë e kopertinës së TIME, duke përfshirë Michael B. Jordan, Taylor Swift, Kanye West e Nicki Minaj.

Artikuj të ngjashëm